Kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci ka përmbyllur vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive, pasi koalicioni PAN ka pranuar se nuk i ka votat e mjaftueshme për votim të kryeparlamentar.
Dështimi i hedhjes në votim të Kryetarit të Kuvendit, në seancën e 24 gushtit, erdhi pasi Enver Hoxhaj i PDK-së, në foltore pranoi se PAN ende nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për zgjidhje.
“Ne kandidatin e kemi por nuk e kemi shumicën parlamentare”, ka thënë Hoxhaj.
Më pas seanca ka vazhduar me deklarimin e përfaqësuesve të LAA-së dhe VV-së.
Avdullah Hoti i LAA-së ka ftuar të gjithë në një tryezë për të gjetur zgjidhje, përfshirë edhe PAN-in.
Ndërsa Kurti ka thënë që PAN-i le të kandidojë dikë tjetër, përveç Veselit, dhe edhe VV-ja do t’ia votojë..