Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, ka treguar se rregullorja e punës së parlamentit pamundëson zbatimin e propozimit të Arben Gashit të LDK’së, i cili kërkojë te votohen nënkryetarët e Kuvendit, para kryeparlamentarit.

“Rregullorja e Kuvendit nuk na mundëson këtë. Pasi nënkryetari i koalicionit të parë dhe nënkryetarët tjerë zgjidhen në pako”, tha Mikullovci, pasi Gashi dha propozimin në Kuvend.

“Sërish PAN’i na mungon”, vazhdoi tutje kryesuesi i seancës, si deputeti më i vjetër nga mosha i kësaj legjislature.