Michael Buble dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato kanë festuar ditëlindjen e katërt të djalit të tyre, Noah në një ceremoni që me gjasë do të mbahet mend edhe për gjatë.

Ideja e kësaj feste ishte e fokusuar në personazhin e Spider-Man derisa ishte vetë Lopilato ajo që ka ndarë disa fotografi të kësaj feste.

Gjithçka në festë ishte nën këtë frymë, me figurën e Spider-Man gjithandej.

Kjo festë në familjen e çiftit të njohur vjen nëntë muaj pasi i biri i tyre ishte diagnostifikuar me kancer.

Në muajin prill, Lopilato kishte ndarë me fansat e saj dhe të bashkëshortit të saj lajmin e gëzueshem se i biri i tyre ishte bërë më mirë.

“Falemnderit Zotit, djali im është mirë. Rikuperimi i birit tim ishte një proces i gjatë dhe të gjithë e dini se ai duhet të vazhdojë me kontrolle dhe mbikqyrje të vazhdueshme por ne jemi shumë të lumtur”, kishte shkruar ajo.

Gjatë trajtimit të Noah, të dy, si Lopilato dhe Buble kishin ndaluar angazhimet e tyre në karrierat përkatëse.