Kryetari aktual i komunës së Çairit duke komentuar kandidaturën e Ganiut për kandidat të BDI-së për komunën e Çairit ka thënë se është bërë një përzgjedhje e shkëlqyeshme me profesor-doktor Visar Ganiu i cili deri më tani ka qenë i kyçur në aktivitetet shoqërore, qoftë të sportit e qoftë të lëmive tjera, pra i dëshmuar edhe vet edhe familjarisht duke i kontribuar shoqërisë.

“Me shumë bindje e them se edhe më suksesshëm pasi gjen një komunë e cila më është trasuar rruga e jo një komunë në formim e sipër, do e shohim në sukseset e reja, në projekte të reja dhe në përmirësimin e standardeve të qytetarëve të Çairit, ka mbështetjen e fuqishme të Izet Mexhitit dhe të tjerëve” deklaroi Izet Mexhiti, BDI.