Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ishte i ftuar në ceremoninë e hapjes zyrtare të Sheshit  të Shkupit, me ftesë të Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit.

“Me Koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar u shënua hapja zyrtare e Sheshit Skenderbej – projektit me vlera të larta estetike e historike që Shkupit i dha vulën e identitetit kombëtar. Le ta gëzojnë brezat e rinj të kombit”, theksoi Izet Mexhiti.