Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar pasditen e së enjtes rektorin e ri të Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, ai është Marenglen Verli, i emëruar me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Dekreti, i cili hyn në fuqi menjëherë, është bërë në bazë të nenit 92 të Kushtetutës së Shqipërisë, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.