Bëri seks me një nxënësin e saj dhe rrëfeu gjithçka. Ashley Leigh Lewis Weber, një mësuese amerikane 31-vjeçare, rrëfeu në policinë e Henrico, të Virginia, se për muaj me radhë kishte pasur marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj 16 vjeç.

Mësuesja u justifikua duke thënë se nxënësi kishte bërë gjithçka për ta joshur, i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale, deri sa e bëri për vete.

Gjithçka u zbulua nga shkolla, e cila bëri më tej denoncimin në polici, përcjell noa.al.
Drejtuesi i shkollës Freeman High School, vendosi që të denoncojë në polici gruan, ndërkohë që mësuesja u dorëzua vullnetarisht.

Gruaja u arrestua në 1 gusht, ndërkohë që pritet procesi gjyqësor ndaj saj.