Pse nuk po e nënshkruan Messi ende kontratën e re me Barcelonën?

Klubi katalunas, nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, në korrik kishte njoftuar për arritjen e marrëveshjes me, Lionel Messin, për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2021.

 Barcelona kishte informuar gjithashtu se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të firmosë kontratën e re në javët në vazhdim, kur ai t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Që nga ajo ditë, kanë kaluar pothuajse gjashtë javë, por Messi ende nuk e ka nënshkruar kontratë e re, diçka që është bërë temë diskutimi tani dhe në mediat spanjolle që raportojnë në mënyra të ndryshme.

Por, zëvendëspresidenti sportiv i Barcelonës, Jordi Mestre, thotë se nuk ka nevojë për panik, pasi Messi shumë shpejt do të nënshkruajë kontratën e re.

“Nuk ka asnjë problem me Messin, nuk ka nevojë për panik. Kemi folur dhe gjithçka është kompletuar, vetëm duhet të caktojmë një datë për të nënshkrua. Por duhet të jemi të durueshëm për këtë”, deklaroi Jordi Mestre.

Humbja prej 5:1 nga Real Madridi në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës, ka prishur qetësinë te Barcelona dhe aktualisht gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe pikërisht kjo është arsyeja pse katalunasit frikësohen për mos nënshkrimit e kontratës së re nga ana e Leo Messit.

Global