Messi ka shënuar më së shumë gola se Cristiano në “Santiago Bernabeu”, ndërsa CR7 më shumë se Leo në “Camp Nou”.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka vazhduar me paraqitje të mira ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

 Goli në “Camp Nou” ishte i 11’ti i portugezit në stadiumin e Barcelonës, një më shumë se Messi në stadiumin e vet, por argjentinasi qëndron shumë më mirë në “Bernabeu”.

Messi ka shënuar 14 gola në “El Clasico” në “Santiago Bernabeu”, derisa Ronaldo vetëm gjashtë.

Këto statistika tregojnë se dy më të mirët e botës ende nuk e kanë humbur shkëlqimin dhe vazhdojnë të luftojnë kokë me kokë për çdo çmim të mundshëm individual.