“The Sun” ka publikuar foto  që disa shqiptarëve të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge dhe prostitucioni kanë hedhur në profilet e tyre të snap chat apo të faceboook

Për tu mburrur ata postojnë foto me një mal me para.

E tillë është dhe fotoja e Olsi Behelulit, me banim në Harrow në Perëndim të Londrës. Në snap chat ai ka postuar një foto teksa ndodhet para një mali me para.

Aktualisht Olsi Beleluli është i arrestuar dhe po kryen dënimin prej 11 vitesh burg për poseidim të heroinës dhe kokainës në vlerën e 4 milionë paund

Fotoja e 24 vjeçarit i rrethuar nga një shumë prej 250 mijë paundësh është zbuluar nga policia.

Bes Besiaj është i uritur dhe tufa e parave që ka në dorë është aq e madhe sa nuk ia zë as goja.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka quajtur kërcënim të madh për shkak të lidhjeve të shqiptarëve me krimin e organizuar, shkruan “The Sun”

Pak ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman MBE gjatë një vizite në Shkodër theksoi  “Kokaina mbetet shqetësim, pasi një pjesë e madhe e tregut administrohet nga shqiptarët. Kjo është një çështje që po bashkepunojmë me qeverinë në Tiranë për t’i luftuar.”

Luan Plakiçi i dënuar me 23 vjet burg për akuzën e shfrytëzimit të 60 vajzave për qëllime prostitucioni ka postuar në rrjetet sociale një foto ku i shtrirë në divan mban në dorë një shumë të madhe parash

Ndërkohë Ardi Beshiri u arrestua pasi iu gjet kokainë në çorapet e tij. Ai ka postuar një foto në facebook teksa mban një shumë të madhe parash