Një makinë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Lungomare të Vlorës.

Si pasojë e ngjarjes nuk ta lënduar, pasi shoferi 56-vjeçar ka dalë me shpejtësi sapo ka pikasur zjarrin.

Makina tip ‘Benz’ me targa AA806GF është djegur plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse për të shuar flakët. Shkak i djegies së mjetit dyshohet një shkëndijë elektrike.