Një kabull elektrik ka marrë flakë pasditen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës dhe pushuesit.

Si pasojë është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë lagjen nr. 1 të qytetit.

Nga OSHEE e Sarandës sqarojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngarkesës në linjat elektrike.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa hetohet për ngjarjen. U desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të shuar flakët në tela.