Edhe pse tashmë në opinion kanë filluar të përfliten kandidatët e mundshëm të BDI-së, për kreun e Komunës së Strugës, struktura e këtij subjekti para disa muajve zhvilloi procesin e brendshëm të nominimeve i cili edhe u prezantua në media.

Atëherë , nga Këshillat Vendor të BDI-së, nominim morën Ramiz Merko, Faton Pollozhani, Armend Shaqiri, Azdren Memeti ,Ylber Sela.

Ramiz Merko, i cili në atë proces të brendshëm partiak, mori më shumë nominime për të qënë kandidatë i BDI-së, në garën për Strugën.

I pyetur nga Strugalajm.com se a do të kandidojë për kreun e Komunës së Strugës, ai theksoi se nëse BDI, dhe lideri Ali Ahmeti i kërkojnë të marr atë përgjegjësi, atëherë do të bëhet pjesë e garës dhe do ta marr në konsiderat kandidimin.

Ndërkohë, i pyetur për emrat e ndryshëm që qarkullojnë në opinion si kandidatë të mundshëm të BDI-së, në Strugë, Merko thekson se media është në të drejtën e saj të prezantojë kandidatë të mundshëm, por është partia dhe strukturat e saja vendimarrëse që do të përcaktojnë këtë proces.