Berlini nuk do t’ia mbajë automatikisht anën SHBA-së nëse kjo e fundit përballet me një konflikt të armatosur me Korenë Veriore, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel beson se kriza e Koresë Veriore nuk mund të zgjidhet përmes mjeteve ushtarake, transmeton Express.

Kancelarja gjermane i ka bërë këto komente sot gjatë një ngjarjeje “Deutschland Live”, që u organizua nga gazeta nacionale “Handelsblatt”, ku kriza e vazhdueshme e Koresë Veriore ishte njëra ndër temat kryesore.

E pyetur rreth ndonjë konflikti të mundshëm mes Uashingtonit dhe Penianit, Merkel ka thënë se Gjermania nuk do ta mbështeste SHBA-në patjetër.

“Jo, jo automatikisht. Nuk shoh asnjë zgjidhje ushtarake për krizën me Korenë Veriore. Mendoj se është gabim,” ka thënë Merkel.

Liderja gjermane ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore për tensionet, duke insistuar se mjetet diplomatike nuk janë shterur në tërësi.

Merkel ka hedhur poshtë çfarëdo opsioni ushtarak për Korenë Veriore, derisa Uashingtoni dhe Peniani vazhdojnë në angazhohen në luftë fjalësh.