Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se duhet të paguajë borxhet që i detyrohet Brukselit përpara se të dalë përfundimisht nga BE, njofton Politico.

“Ka të bëjë me detyrimet që Britania ka marrë dhe natyrisht gjithçka duhet të zgjidhet me llogari. Nuk bëhet fjalë për çmimin e një divorci, i cili duket si një gjobë. Ne jemi ende në fillim të negociatave”- tha kancelarja gjermane.

Më herët sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, tha se nuk “i njohin” 100 miliardë euro që supozon Brukseli dhe shtoi se Britania “nuk do të paguajë asnjë qindarkë më shumë ose më pak se ajo që ai e konsideron një detyrim legjitim”.