Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se heqja e sanksioneve kundër Rusisë do të ishte e dobishme për Moskën dhe Berlinin, por se ato duhet të mbeten në fuqi derisa Rusia të përmbushë kushtet për largimin e tyre.

“Sanksionet do të hiqen kur nuk ka më arsye për këtë. Sanksionet ekonomike janë vendosur për shkak të situatës në Ukrainë – në rajonet Donetsk dhe Lugansk – ku Kievi nuk ka sovranitet mbi territorin e saj,” tha ajo në një konferencë për shtyp.