Kthehu mbrapa në kohën kur keni shijuar jetën dhe të filloni nga ajo pikë. Kënaquni me gjërat që ju pëlqejnë gjatë kohës tuaj të lirë, duke përfshirë edhe kohën në të cilën ai është në afërsinë tuaj. Për shembull, në qoftë se ju pëlqen muzika dhe vallëzimi, shijoni ato momente duke vallëzuar dhe kënduar nëpër shtëpi.

A ju duket që partneri juaj nuk është aq i interesuar në ju? Nëse nuk pranoni mesazhet e zakonshme, nëse nuk ju kujtohet kur ai ishte veçanërisht i eksituar dhe i etur për dashuri, më poshtë ju sjellim disa ide se si përsëri të bëheni thjesht e parezistueshme.

 Ilustrim

Së pari, ju duhet të mbani në mend se partneri juaj nuk dëshiron një grua ku bota e së cilës do të sillet rreth tij. Ai ra në dashuri në atë që ju jeni, në pasionin tuaj dhe kjo është ajo që do t’ia tërheqë vëmendjen. Pra, mbani në mend këtë rregull: Njerëzit do të të duan aq shumë sa e doni veten tuaj dhe provoni me këto pesë gjëra që prapë ta riktheni pasionin në marrëdhënien tuaj.

Zbuloni pasionin tuaj

Kthehu mbrapa në kohën kur keni shijuar jetën dhe të filloni nga ajo pikë. Kënaquni me gjërat që ju pëlqejnë gjatë kohës tuaj të lirë, duke përfshirë edhe kohën në të cilën ai është në afërsinë tuaj. Për shembull, në qoftë se ju pëlqen muzika dhe vallëzimi, shijoni ato momente duke vallëzuar dhe kënduar nëpër shtëpi. Nëse ju pëlqejnë recetat e kuzhinës dhe shijimi i tyre me verë, përkushtohuni ndaj kësaj ose ndonjë gjëje tjetër që ju bënë të lumtur.

Dilni nga shtëpia
Shkoni në orët e vallëzimit, gatimit apo ndonjë gjëje tjetër. Bëni plane me miqtë, shkoni në disa ngjarje, në kinema për të parë ndonjë film, muzikë live apo diçka tjetër që ju dëfren.Vishuni për të impresionuar vetveten.

Vishni gjërat që do t’ju bëjnë që të ndjeheni seksi dhe në këtë aspekt shpenzoni më shumë kohë. Bëhu seksi gjithmonë, madje edhe kur jeni duke pastruar shtëpinë. Ai do të ndjejë atë. Më shumë sukses arrin një femër kur ndihet seksi në brendësi sesa kur përpiqet për t’u dukur seksi për të.

Gjej kohë për familjen
Nëse jeni të lodhur nga shtëpia dhe nuk keni shumë liri sepse kujdeseni për fëmijët, filloni të kënaqeni me ta dhe të krijoni një lidhje të veçantë. Ka shumë gjëra argëtuese që mund të bëni me fëmijët tuaj në shtëpi por dhe në shoqëri. Ai do të vërej se ju jeni duke u kënaqur dhe do të dojë të kalojnë kohë në shoqëri me ju.

Pyesni atë që t’ju bashkëngjitet, por le ta dinë që mundeni edhe vetë

Së fundi, ftoni të mashkullin tuaj të bashkohet me ju në kohën e duhur dhe mos e merrni personalisht nëse ai refuzon. Bëhuni këmbëngulëse me mënyrën për t’u dëfryer e vetme. Nëse vini re se jeta juaj është duke ndryshuar për të mirë dhe në qoftë se vetvetiu mendoni kështu, si dhe nëse partneri juaj vazhdon që si kufomë e gjallë të shëtitet rreth jush, tregoni atij saktësisht se si ndiheni. Tregoni atij se ju mungon dhe përpiquni së bashku për të punuar në marrëdhënien tuaj.

Global