Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në sajë të parapërgatitjeve për zgjedhjet lokale të Tetorit, të Shtunën organizoi takim me strukturat partiake të degës së Tetovës, ku ishte prezent edhe Kryetarin i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Kreu i PDSH-së në një bashkëbisedim me strukturat partiake mes tjerash deklaroi se e vetmja mënyrë për ta bë rezistencën të qëndrueshme dhe për të arit deri të rezultati i vërtetë është organizimi i mirëfilltë politik, duke theksuar se opozita e vërtetë është Partia Demokratike Shqiptare, janë njerëzit të cilët sakrifikojnë prej çështjeve individuale për të arit deri tek çështjet kolektive.

Situata e shqiptarëve të Maqedonisë do të ndryshojë në momentin kur vullneti politik i shqiptarëve do të shkojë drejt përcaktimi dhe platformës së Partisë Demokratike Shqiptare – deklaroi Thaçi.

Strukturat e Partisë Demokratike Shqiptare do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me çdo qytetar, për t’i dëgjuar, por edhe ndihmuar ata.