Memli Krasniqi nuk do të jetë kandidati i PDK-së për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv vetë Krasniqi. Ka pasur raportime nëpër media vendore se Krasniqi ka marrë mbështetjen e degës së PDK-së, para Lirak Çelajt, por që ky i hedh poshtë të gjitha.

“Jo nuk jam kandidati i PDK-së”.

“Këtë e kam konfirmuar deri tash së paku 20 herë”, ka thënë Krasniqi.