Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e përvitshme në Qendrën Kennedy në Uashington, ku nderohen arritjet e artistëve më të njohur amerikanë. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se “Presidenti dhe bashkëshortja e tij nuk do të marrin pjesë në ceremoni, në mënyrë që artistët të cilët do të nderohen të festojnë pa shpërqëndrimin nga politika.”

Ky njoftim vjen pasi dy nga 5 artistët që do të nderohen këtë vit në Qendrën Kennedy, këngëtari Lionel Richie dhe kërcimtarja Carmen de Lavallade, thanë se do nuk do të merrnin pjesë në pritjen në Shtëpinë e Bardhë që është traditë të mbahet pas ceremonisë.

Disa ditë më parë, anëtarë të Komitetit të Presidentit për Artet thanë dorëheqjen, si protestë ndaj komenteve të shumë-debatuara të Presidentit Trump këtë javë pas dhunës gjatë mitingut të supermaciastëve të bardhë në Charlottesville të Virginias.

Ky zhvillim i ri është një tregues për marrëdhëniet kontradiktore të Presidentit me botën e artit. Pas zgjedhjes së Presidentit, këtë herë ishte e vështirë të “gjendeshin artistë për të interpretuar në mbrëmjet gala të inaugurimit”.