Sa popull i çuditshëm jemi ne shqiptarët në Maqedoni, njëherësh ua urojnë dhe japin mbështetje për ,,suksesin”, edhe politikanëve për miratimin nga Qeveria të Propozimligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike prej 20%, edhe të kundërshtarëve të këtij propozimligji, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe por nuk garantohet statusi i saj si gjuhë zyrtare!

Askush nuk ka thënë që ky propozimligj nuk sjell ndryshime pozitive, se Qeveria aktuale nuk ka disponim për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet, sigurisht me përkrahjen nga faktori ndërkombëtar, por shumica e qytetarëve shqiptarë janë të bindur se ky nuk është Ligj për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, sepse ky propozimligj është në frymën dhe kornizat e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës së Maqedonisë, si dokumente bazë sipas të cilave statusi i shqiptarëve definohet si pakicë kombëtare, bashkësi etnike prej 20 %, ndërsa gjuha shqipe gjuhë e bashkësisë etnike që e flasin 20% e qytetarëve! Kaq.