Të paktën kështu shkruajnë disa media franceze, edhe atë në të njëjtën ditë. Gazetat “Humanite” dhe “Liberason”, javorja “Express” si dhe televizioni LCI, kanë publikuar analizën e tyre mbi çështjen e emrit.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s, Euzhen Barbeza nga “Humaniti” që në fillim të shkrimit, pyet se “nëse po i afrohet fundi i heshtjes rreth Maqedonisë”. Nga ana tjetër “Express” si titull ka vendosur: “Maqedonia si duket është e gatshme të mbyll debatin” dhe Greqia si duket nuk e kundërshton këtë.

Mediat poashtu i bëjnë një retrospektivë çështjes së emrit, se prej kur ka filluar kontesti.
“Pas ndryshimeve në Maqedoni ‘kryeministri i ri socialdemokrat i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka shfaqur vullnet që të tejkalohet çështja e emrit menjëherë pas ardhjes së tij në pushtet në qershor, dhe për këtë arsye në agjendën e tij janë caktuar takime bilaterale në Athinë”, shkruajnë gazetat franceze dhe agjencia AFP.

Ata kanë konstatuar ‘ndryshim të tonit tek Zoran Zaev, dhe shtojnë se ai ka konstatuar se vendi i tij mundet përkohësisht “të bëhet anëtare e NATO-s nën referencën IRJM”.
Gazetat franceze shkruajnë edhe për takimin që ka pasur ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në Athinë më 14 qershor, ndërsa kolegu i tij Nikos Kocijas vjen në Shkup nga fundi i gushtit.

Një burim grek i ka thënë agjencisë AFP se ekziston një mobilizim, duke shtuar se ‘ka shenja’ të mira në Shkup, megjithatë tani ‘duhet të priten veprat’.

“Greqia mund të qëndroj në të njëjtën pozitë edhe për dy dekada. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për debllokimin e procesit të integrimit në NATO dhe BE”, citohet të ketë thënë një funksionarë i lartë i LSDM-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Shtypi francez shkruan se gjatë bisedimeve janë paraqitur më shumë emra si “Maqedonia Perëndimore, “Maqedonia e re” ose “Maqedonia e Vardarit”.

“Qeveria aktuale e Greqisë nuk ka dhënë asnjë propozim. Ajo pret vazhdimin e bisedimeve që ta zbuloj lojën e saj. Në vitin 2007, qeveria e atëhershme ka propozuar ‘emër me prefiksin gjeografik’ përfundon shtypi francez.