Një veturë zyrtare ia ka mësyrë Shqipërisë. Në kufirin Shqipëri-Kosovë lexuesit e Gazetës Express e kanë fotografuar 3Z-në duke pritur në kolonë.

Keqpërdorimi i veturave zyrtare për pushime jashtë Kosovës, gjatë vikendeve është bërë pothuajse e zakonshme. Shumë herë këto vetura janë parë nëpër qendra turistike jashtë Kosovës por edhe brenda në Kosovë jashtë orarit të punës.

Sigurisht që bregdeti shqiptar vazhdon të jetë njëri ndër vendet më të preferuara për pushime nga kosovarët.