Më shumë se një mijë persona e kanë humbur jetën gjatë dy javëve të kaluara në përmbytjet të cilat e goditën pjesën jugore të Azisë, ndërsa ekipet e shpëtimit të arrijnë deri te miliona njerëz të bllokuar, kumtuan autoritetet indiane.

Mijëra ushtarë dhe pjesëtarë të Shërbimit për gjendje të jashtëzakonshme janë sistemuar mbarë Indinë, Bangladeshin dhe Nepalin, ku nga 10 gushti e deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të 1.009 viktimave.

Përfaqësuesi i Shërbimit për gjendje të jashtëzakonshme, Anirduh Kumar deklaroi se 11 milionë njerëz janë të kërcënuar nga përmbytjet në 19 rajone të shtetit indian Bihar. rreth 450.000 njerëz ishin evakuuar.

Në përmbytjet në Nepal e kanë humbur jetën 145 persona, ndërsa 80.000 shtëpi janë shkatërruar. Në Bangladesh niveli i ujit në lumenjtë dalëngadalë kthehet nën kontroll, ndërsa në vend nga stihia e ujit jetën e kanë humbur 137 njerëz.

KB-të kumtuan se këto janë përmbytjet më të mëdha në 15 vitet e fundit.