Këngëtarja Eni Koçi ka qenë shumë aktive këtë verë.

Fillimisht ajo solli një projekt muzikor në bashkëpunim me Blake, këngën “Hold Up”, e cila u prit mirë nga publiku, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe angazhimi i saj nëpër koncerte, si dhe prezenca e vazhdueshme në media.

Tash e një kohë po flitet për një lidhje të mundshme të saj me reperin Genc Prelvukaj, gjë të cilën as nuk e kanë pohuar e as mohuar asnjëra palë.

Megjithatë, Eni vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat herë pas here imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, bukuroshja Koçi ka publikuar një fotografi mjaft ‘të nxehtë ‘në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

E veshur me ngjyra, dhe me shikim nga dielli, Eni arriti të vë mjaft mirë në pah format trupore, dhe gjoksin e saj atraktiv.

Fotografia në fjalë është pasuar me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.