Kompanitë ndërtimore në gjashtë muajt e parë të vitit kanë kontraktuar për 13,9 për qind më pak punë në vendet e huaja në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë, prej janarit deri në qershor të vitit 2017, vlera e përgjithshme e punëve të kontraktuara ndërtimore në vendet e huaja është 2.300.778 mijë denarë, që është për 13,9 për qind më pak se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Në periudhën e njëjtë, operativa ndërtimore e Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja ka kryer punë ndërtimore me vlerë të përgjithshme prej 757.025 mijë denarë, që është për 23,9 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Në periudhën e njëjtë është vërejtur vëllim i rritur i punëve të kryera ndërtimore në Holandë dhe Gjermani.