Prokurori Publik i Maqedonisë mund të shkarkohet vetëm për një ditë, ndërsa stërzgjatja është vetëm përpjekje e opozitës e cila në shkarkimin e tij gjen motivet e saja-vlerësojnë nje pjesë e analistëve politik.

Sipas Albert Musliut, nëse blloku opozitarë i udhëhequr nga VMRO-DPMNE vërtetë dëshiron reforma, këtë mundet shumë lehtë ta dëshmojë në Kuvend.

Musliu vlerëson se shumë shpejtë qytetarët mund ta humbin durimin pasi përveç se nuk zgjidhet asgjë, deputetët po shpenzojnë paratë e buxhetit që ata e mbushin nga xhepi i tyre.

Seanca parlamentare në të cilën diskutohet pika për shkarkimin e Marko Zvrlevskit tashmë disa ditë po shtyhet. Vazhdim i ri i seancës është caktuar për nesër. Opozita vlerëson se është madje e paligjshme të diskutohet për këtë pikë në kohën kur janë shpallur zgjedhjet e parakohshme, ndërsa nga pushteti përgjigjen se VMRO-DPMNE kot e mbron Zvrlevskin dhe me këtë e pengon dhe zgjat punën e Kuvendit.