Kënga më e dëgjuar e kësaj vere e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee është rrëzuar nga froni duke u ulur më një pozicion në ‘iTunes’.

Edhe pse është e vështirë për t’u pranuar nga krijuesit e këtij hiti, kënga që tashmë renditet e para në ‘iTunes’ është “Total Eclipse of the Heart” e kënduar nga Bonnie Tyler.

Kjo këngë e publikuar në vitet 80′ është rikthyer në vëmendjen e popullit amerikan ditën e hënë gjatë eklipsit të diellit. Të gjithë qytetarët amerikanë nisën të këndonin këngën e famshme në kor gjatë fenomenit të eklipsit, duke e risjellë në vëmendjen e të gjithëve këtë hit të vjetër.

Lajmin se kënga e saj ndodhet në vend të parë në ‘iTunes’ duke ja kaluar “Despacito-s”, këngëtares së famshme ju transmetua ‘live’ e ftuar në emisionin “Good Morning America”.