Një vajzë 20-vjeçare i është drejtuar Policisë duke denoncuar se një person e ka kërcënuar prej kohësh, duke i kërkuar ti jepte para.
Zyrtarisht, Policia njofton se, dje, shtetasja J. H., 20 vjeç, ka kallëzuar se prej disa muajsh, një person i paidentifikuar, e ka kanosur dhe e ka detyruar për ti dhënë vlera monetare.
Pas kallëzimit të së resë, efektivët janë vënë në lëvizje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.