Fillimisht i kërkonte para të dashurit për të blerë një apartament në Shqipëri, me premtimin se aty do të jetonin së bashku.

Pasi lidhja u ndërpre, ajo ka vijuar ti kërkojë para biznesmenit italian nën kërcënimin se do ti tregonte gjithçka bashkëshortes së tij.

Duke përdorur këtë “modus operandi”, 29-vjeçarja me iniciale N.K. i ka zhvatur një sipërmarrësi italian plot 33.500 euro (kesh).

Arrestimi

Ngjarjet kanë ndodhur në Italinë fqinjë.

Kërkesa e fundit për ti dhënë para është shënuar së fundmi. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22, gruaja dhe ish i dashuri lanë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s.

E reja shkoi në vendin e takimin me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian nga Bari, me të cilin bashkëjeton në Conegliano (në provincën e Treviso-s).

Por për të gjithë këtë, në dijeni ishin edhe karabinierët, që ndërhynë para se të bëhej shkëmbimi i parave, duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj.

Në makinën e 29-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.

Global