Viti i ri shkollor 2017-2018 do të fillojë me 4 shtator ditë e hënë, kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit në Maqedoni.
Siç mësohet ky vit do të jetë me më pak probleme sa i përket librave në gjuhën shqipe. Ky vit është më i lehët edhe për nxënëesit edhe për arsimtarët pasi nuk do të ketë testim ekstern.
Nga MASH mësohet se edhe kolegjet private janë gati për të nisur me 4 shtator me planporgramin e Ministrisë së Arsimit. Kolegji Yaha Kemal këtë vit ka një numër të madh të nxënësve ku viti 2017 -2018 siç mësohet ka rritje në regjistrimin nxënësve si në Shkup, Strugë, Gostivar, Tetovë ku edhe janë bërë gati për të nisur procesin arsimor.
Edhe nga komunat mësohet se punojnë intezivisht në shkolla për të pasur shkolla sa më të pastërta për të zhvilluar arsimin në kushte sa më të mira.