Boksieri Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, janë gati për sfidën e madhe që do të zhvillohet të shtunën e fundjavës.  Të dy sportistët kanë një të përbashkët, që është evidentuar në deklaratat e tyre. Të dy shprehen se do ta fitojnë shumë shpejt këtë meç, që sipas tyre do të mbyllet me “KO” në 2-3 raundet e para.

Mayweather, tha se: “Ju kam thënë edhe më parë, që ky duel nuk do të zgjasë shumë. Nëse doni të vini ndonjë bast, ju emrin e fituesit e dini, por vini bast se ky duel do të zgjasë shumë pak”. McGregor ka thënë mes të tjera: “Do ta hedh në tokë pa ndjenja që në raundin e parë, këtë gjë jua premtoj”.