Një spital francez është vërshuar nga fëmijët që e kanë ngrënë kanabisin. Pothuajsë në të gjitha rastet prindërit kanë thënë se fëmija e tyre e kishte gjetur kanabisin në një park dhe më pas e kishte ngrënë.

Kreu i departamentit të urgjencës pediatrike në një spital të Nisës, në jug të Francës, u tha gazetarëve francezë të martën se ishte i alarmuar nga një valë e rasteve të helmimit fëmijëve nga konsumimi i kanabisit, raportoi “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.

E përditshmja locale Nice-Matin deklaroi se është njoftuar për pesë fëmijë nën moshën dy vjeçe që e kanë ngrënë kanabisin.

Një nga fëmijët u pranua në departamentin e urgjencës në një koma të thellë dhe ishte vendosur në kujdes intensiv.

Në katër nga pesë rastet, prindërit pohuan se foshnja e tyre kishte gjetur dhe e kishte marrë kanabisin në një park.

Nëna e një prej fëmijëve të prekur thotë se kishte zbuluar djalin e saj “krejtësisht të palëvizshëm në shtratin e tij” pak pasi u kthye nga një udhëtim në park, njoftoi Nice-Matin