Abdikoi tre vjet më parë, por nuk u tërhoq. Ish-mbreti spanjoll Juan Carlos (79) është përsëri në shënjestër të mediave, sepse u kap në një incizim me në grua, e cila thuhet të jetë dashnorja e tij. Ndërkohë që mbretëresha Sofia po shpërthente nga zemërimi.

Në një videoincizim nga youtube, ai me kënaqësi pozon me vendasit në Clonmelon së bashku me një mik, bankierin spanjoll Marta Goya (68). Për më shumë se 20 vjet ata janë lidhur së bashku dhe kjo është hera e parë që ata janë regjistruar së bashku. Juan Carlos erdhi në qytet në fund të korrikut me ftesë të mikut të tij, milionerit meksikan Alain de Hesus Sanjines-Krause. Ai ka jetuar në Kolonmelon për disa kohë, shkruan Indipendent dhe në vitin 2006 ai rinovoi kishën  e afërt Kilow, e rinovoi atë dhe e ktheu në galeri, ose në një qendër kulturore komunale. Në hapjen e galerisë më 22 korrik ai thirri të gjithë qytetarët dhe ish-Mbreti spanjoll Juan Carlos ishte  mysafir i veçantë. Në ceremoni, Marta Gaja qëndronte në një distancë diskrete nga ish-mbreti, transmeton InfoPress.

Video në youtube u u vendos nga irlandezja e re Marian Tihe, pa qenë e ndërgjegjshme për skandalin që do ta provokonte.

Juan Carlos, si një zotëri, me kënaqësi i përgjigjej kujtdo që donte të fotografohej me të dhe Marian Tihe gjithashtu shkrepi disa foto dhe video. Ajo vuri një video në youtube në të cilën mori qindra komente. Pas kësaj, ndryshoi titullin e videos dhe deklaroi se mbreti Juan Carlos ishte në video. Tashmë videoja kishte 99,000 shikues. Mediat spanjolle më vonë zbuluan se në video ishte  në fakt edhe dashnorja e tij duke shkaktuar bujë të vërtetë në publik.

Edhe pse nuk është sekret se ish mbreti spanjoll ishte joshës i madh, në një libër të ri autori Amadeo Martinez Albanes pretendon se Juan Carlos I (79) kishte fjetur me mbi 5000 gra dhe se ai u përpoq të joshë edhe Princeshën Diana.

Në libër theksohet se vetëm gjatë Akademisë Ushtarake kishte pasur pasur 332 dashnore. Një herë në gjashtë muaj ka fjetur me 62 gra. Në “Periudhën pasionante” nga viti 1976 deri më 1994 kishte fjetur me 2154 gra, kurse në “periudhën e dimrit” kur ishte pak më ngadalshëm, nga viti 2005 deri në vitin 2014 kishte 191 dashnore. Në këtë periudhë ka pasur në mes 67 dhe 76 vjet.

Mbreti që abdikoi tri vjet më parë, nga viti 1962, është i martuar me Sofian (78), por që asnjëherë nuk i kishte qenë besnik, transmeton InfoPress.

“Në librër unë shkruaj historinë e vërtetë të një mbreti të pamoralshëm, të paskrupullt, të paturpshëm, autoritativ, grabitqar dhe ambicioz që kishte mijëra aventura seksuale. Është e mundur që ai la pas më shumë se 20 fëmijë”, tha Martinez Ingles.

E vetmja grua me të cilin Juan Carlos nuk shpenzon shumë kohë thuhet se është gruaja e tij Sofia, e cila qysh në vitin 1975 e zuri “në flagrancë”, derisa e tradhtonte me aktoren Sara Montiel. Supozohet se e gënjeu atë që po shkon në gjueti me disa miq, kështu që ajo kishte vendosur ta befasojë së bashku me fëmijët e tyre. Ajo e gjeti atë me aktoren në shtrat, por kjo nuk e pengoi mbretin në aventurat e mëtejshme. Në veçanti i pëlqente aktoret dhe këngëtaret dhe në përgjithësi gratë e bukura.

“Kishte krijuar një harem ku kishte në dispozicion gra 24 orë në ditë”, thuhet në libër.

Ai kishte disa apartamente në Madrid, ku takohej me dashnoret e tij, gjersa shpesh në udhëtime takohej me shumicën prej tyre.
Njëra prej tyre ishte belgja Liliane Sartiau, vajza e së cilës Ingrid në vitin 2015 erdhi në Madrid me padi që kërkonte përcaktimin e atësisë. Kërkesa e saj u refuzua për shkak se Juan Carlos kishte imunitet ligjor.
Me sa duket, shërbimi sekret spanjoll në vitin 1966 i pagoi 2.5 milionë paund ish misit Barbara Rey në mënyrë që të mbante sekret aferën e saj me mbretin.

Princeshën Diana u përpoq ta josh, kur ajo dhe Charles ishin në pushime me ta në Majorca në vitin 1986. Por Dianën nuk e tërhiqte ai dhe për më tepër në atë kohë ishte akoma e dashuruar në princin Charles.

Autori thotë se mbreti i tanishëm i Spanjës, Felipe V (49), nuk është si babai i tij. Ai gjithmonë ka pasur marrëdhënie të qëndrueshme thotë Martinez Ingles, sepse e do gruan e tij Mbretëreshën Letizia (44).

Juan Carlos dhe Sofia kanë tre fëmijë, përveç Felipes kanë edhe dy vajza, Elena (53) dhe Cristina (52).