Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave publikon dy shpallje publike për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore.

Njëra shpallje është për sipërfaqe mbi 3 hektarë përmes rrugës së ankandit publik elektronike. Me këtë shpallje publike në jepet me qira tokë bujqësore në pronësi të shtetit me sipërfaqe të përgjithshme prej 595 hektarë 40 arë 38 metra katrorë në rajonet e Vinicës. Manastirit, Gjevgjelisë, Resnjës, Strugës, Kavadarit, Kratovës dhe Koçanit.

Dedikimi për të cilën jepet toka bujqësore në pronësi shtetërore me qira është për të mbjella shumëvjeçare (vreshta, pemishte, sumbullare) dhe serra për periudhë deri në 30 vite, për të mbjella shumëvjeçare me lajthi për periudhë deri në 70 vite, për ullishte për periudhë deri në 50 vite, kultivim të kulturave tjera për periudhë deri në 15 vite, livadhe për periudhë deri në 15 vite, për kultivim të pemëve me rritje të shpejtë në tokë bujqësore e cila ndodhet në lartësi mbidetare mbi 700 metra, për periudhë deri në 30 vite, peshkore deri në 20 vite dhe aktivitete sportive-rekreative dhe turizëm rural deri në 30 vite.

Shpallja e dytë publike është për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore deri në 3 hektarë. Me këtë shpallje publike jepet me qira tokë bujqësore në pronësi shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme prej 866 hektarë 75 arë 56 metra katrorë edhe atë për rajonet Negotinë, Berovë, Probishtip, Kisella Vodë, Kërçovë, Prilep.

Toka bujqësore në pronësi shtetërore e cila jepet me qira me këtë shpallje publike është me dedikim për të mbjella shumëvjeçare (vreshta, pemishte, sumbullare) dhe serra për periudhë deri në 30 vite, për të mbjella shumëvjeçare me lajthi për periudhë deri në 70 vite, për ullishte për periudhë deri në 50 vite, kultivim të kulturave tjera për periudhë deri në 15 vite, livadhe për periudhë deri në 15 vite, për kultivim të pemëve me rritje të shpejtë në tokë bujqësore e cila ndodhet në lartësi mbidetare mbi 700 metra, për periudhë deri në 30 vite, peshkore deri në 20 vite dhe aktivitete sportive-rekreative dhe turizëm rural deri në 30 vite.