Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ndalon lëvizjen e tërësishme në pyje, pa marrë parasysh qëllimin e tyre. Ndalesa fillon të vlejë prej 5 gushtit të këtij vitit dhe do të zgjas deri në heqjen e saj.

Kjo ndalesë, siç kumtoi MBPEU, nuk vlen për të punësuarit në JP “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilët menaxhojnë me rajonet e mbrojtura nga të gjitha kategoritë parqet kombëtare, park pyjet, pyjet me dedikim të posaçëm, monumente të natyrës dhe të ngjashme).

Për mosrespektimin e dispozitave nga Ligji për pyje, personave fizik të cilët do të kapen duke lëvizur në pyje do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë denarë, në pajtim me nenin 106 nga Ligji për pyje.

Gjithashtu, njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se është e ndaluar djegia e kashtës, barërave dhe mbeturina tjera bimore në vende gjuetie, në pajtim me Ligjin për gjueti dhe mbeturina tjera bujqësore në tokën bujqësore si masë parandaluese për mbrojtjen nga zjarret pyjore.

Për mosrespkeitmin e dispozitave nga Ligji për gjueti parashikohet gjobë në vlerë prej 1500 deri 3000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje të personave fizik në pajtim me nenin 79 nga Ligji për gjueti.