Të paktën 71 persona kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve edhe 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë në Mianmar, gjatë sulmit të ekstremistëve  mysliman në shtetin Rakine, kumtojnë autoritetet.

Ekstremistët mbrëmë me hanxharë dhe armë zjarri kanë sulmuar më shumë se pika kontrolluese policore dhe kufitare.

Sulmi ka ndodhur disa orë pasi Komisioni këshilldhënës, i kryesuar nga ish sekretari i përgjithshëm të KB-së, Kofi Anan, e dorëzoi raportin përfundimtar, me të cilin propozohet që Qeveria e Mianmarit të veprojë shpejt me qëllim që të përmirësohet zhvillimi ekonomik dhe drejtësia sociale në shtetin Rakine dhe të ndalet dhuna mes budistëve dhe pakicës myslimane.

Kjo paraqet numër më të madh të viktimave në një ditë pas fillimit të konfliktit në atë rajon vitin e kaluar.