talia ka kryer arrestimin e 1 133 kriminelëve mafiozë gjatë shtatë muajve të parë të vitit duke përfshirë 30 të arratisur të konsideruar si të rëndësishëm, theksoi sot ministri i Brendshëm, Marco Minniti.

Ministri nuk dha detaje nëse disa prej këtyre mandatarresteve përfshinin kriminelë tashmë të burgosur për krime të tjera, siç është shpeshherë rasti në Itali.

Sipas këtyre statistikave, njoftuar zakonisht për shtypin çdo 15 gusht, rreth 112 operacione policore janë zhvilluar në kuadër të hetimeve gjyqësore.

Qeveria ka proceduar një numër në rritje të ndjeshme të konfiskimeve apo sekuestrimeve të të ardhurave dhe pasurive të patundshme, një mënyrë e konsideruar si e dhimbshme për mafian, përcjell Atsh.

Në shtatë muaj, rreth 10 149 pasuri, 500 prej të cilave ndërmarrje, me një vlerë prej 3,48 miliardë euro janë sekuestruar, nga 4 704 pasuri të bllokuara që përbëjnë 1,23 miliardë euro për të njëjtën periudhë në vitin 2016.