Kylian Mbappé te PSG. Kështu shkruan katalanasja Mundo Deportivo që siguron se është arritur akordi midis Monaco e PSG dhe njoftimi është çështje orësh. Lojtari do të preantohet në kryqytetin javën e ardhshme.

Shifrat e marrëveshjes nuk janë ende të sigurta, por baza ekonomike është fiksuar te 180 milionë euro, që mund të shkojnë në 200 me bonuset. Për lojtartin do të ketë një pagë 18 milionë euro në vit, për –pesë sezone.

Tani PSG duhet të shesë, pasi janë 621 milionë euro që duhet të inkasojë në sezonet e ardhshëm, për të shmangur sanksione të rënda nga UEFA. Di Maria e Draxler janë të parët që përfliten për largim.