Paris Saint Germain është pajtuar të paguajnë 180 milionë euro për të nënshkruar me lojtarin e Monacos, Kylian Mbappe, shkruan RMC Sports.

Tinejxheri francez njëherë do të luajë në Parkun e Princave si huazim e verën e ardhshme do të kompletojë transferimin tek PSG.

Kjo është blerja e dytë e madhe e PSG-së, pas asaj të Neymar për 220 milionë euro.