Kylian Mbappe është në listën e trajnerit Didier Deschamps për përballjet me Holandën dhe Luksemburgun, në kualifikimet e Kupës së Botës 2018, ndryshe nga Ousmane Demble. Pavarësisht nga mungesa e kohës së të luajturit me Monacon, që nga shpallja e dëshirës së tij për t’u bashkuar me PSG, Kylian Mbappe figuroi në listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Francën në sfidat kundër Holandës (31 gusht) dhe Luksemburgut (3 shtator).  Lista e Francës: Portierë: Areola, Lloris, Mandanda; mbrojtës:  Digne, Jallet, Kimpembe, Koscielny, Kurzawa, Sidibe, Umtiti, Varane; mesfushorë: Kante, Lemar, Matuidi, Pogba, Rabiot, Tolisso; sulmues: Coman, Fekir, Giroud, Griezmann, Lacazette, Mbappe dhe Thauvin.