Në hapsirat e Ministrisë së drejtësisë u mbajtë takimi i dytë i anëtarëve të Këshillit për reforma në sektorin e gjyqësorit..

Fillimisht ministri i drejtësisë përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi për pjesmarjen e tyre, si dhe ftoi të gjithë antarët që të japin mendimet dhe kritikat e tyre në lidhje me draft-strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit.

Draft-strategjia për reforma në sektorin e gjyqësorit u prezentua nga ana e kryetares së grupit punues.

Draft Strategjia u përshëndet nga të pranishmit si dokument në të cilin janë të theksuara me propozime konkrete dobësitë e sektorit gjyqësorë. Anëtarët e këshillit me vërejtje konkrete dhanë propozimë për plotësimin dhe ndryshimin e dokumentit, të cilat do të jenë të shqyrtuara nga ana e grupit punues të angazhuar për përgaditjen e Strategjisë.

Në takim u shpërnda edhe Draft Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Këshillit Gjyqësorë , Ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së ligjit për verifikimin e fakteve, si dhe fillimi i procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësve, të cilët do të shqyrtohen nga ana e anëtarëve të Këshillit në takimin e radhës.