Kryeministrja britanike Tereza Mej, para vizitës së paralajmëruar në Tokio, theksoi se është e zemëruar për shkak të lansimit më të ri të raketës balistike nga ana e Koresë Veriore.

“Kryeministrja është e zemëruar për shkak të provokimeve të pamatura të Koresë Veriore dhe i dënon ashpër këto prova ilegale. Nga perspektiva jonë, duam të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë strategjik, me qëllim që të vazhdojmë ta shtypim Korenë Veriore”, deklaroi zëdhënësi i Mejit.

Ai shtoi se përfaqësues qeveritarë të Britanisë së Madhe dhe nga Japonia janë në kontakt të përhershëm.

Mej prej nesër deri të premten do të jetë për vizitë zyrtare në Japoni.

“Tre ditët e ardhshme kryeministrja do të ketë mjaft kohë që të diskutojë me kryeministrin japonez Shinzo Abe, krahas tjerave edhe për Korenë Veriore”.