Skuadra e Hamburgut, por edhe Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë. Në fakt, mbrojtësi Mërgim Mavraj do jetë i gatshëm për sfidën kundër Këlnit.

“Skuadra e Bundesligës, Hamburger SV, do të ketë shërbimet e specialistit të mbrojtjes, Mërgim Mavraj, të rikthyer për ndeshjen në transfertë kundër Këlnit të premten”, shkruajnë mediat gjermane.

Qendërmbrojtësi kuqezi sot e ka kryer me sukses gjithë stërvitjen me skuadrën gjermane. Mavraj mungoi në ndeshjen kundër Augsburgut për shkak të problemeve në qafë.

Rikthimi i Mavrajt është një lajm i mirë edhe për trajnerin e Kombëtaren kuqezi, Panucci, në prag të dy ndeshjeve zyrtare të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, kundër Lihteshtejnit (2 shtator, në “Elbasan Arena”) dhe Maqedoninë (5 shtator, në “Mlladost” të Strumicës).

Global