Këtë vit shkollor për maturën shtetërore në afatin e testimit të gushtit, janë paraqitur 2011 nxënës.

Sot është zhvilluar testimi në lëndët obliguese, gjegjësisht në maqedonisht, gjuhë shqipe dhe turke. Në gjuhën maqedone janë testuar 280 kandidatë, në shqip 370 dhe 43 në gjuhën turke.

Soç informoi Qendra për regjistrim shtetëror, në përputhje me Konceptin për maturë dhe provim final në shkollën e mesme me katë vite në Maqedoni, nxënësit testimin ekstern duhej të kenë kaluar në të tre lëndët. Të obliguar janë për lëndët e gjuhës amtare.

Nesër vijon testimi në gjuhët e huaja, anglisht do të testohen 1.466 kandidatë, frengjisht dhe gjermanisht nga 7 kandidatë, njofton AIM.

Më 16 gusht do të testohen 56 kandidatë në matematikë, më 17 gusht: fizik (2), kimi (5), biologji (77), biznis (219), histori (210), filozofi (164) dhe estetikë (2).

Testimet do të realizohen në 18 vende të Maqedonisë dhe të gjithë do të fillojnë në ora 10:00.