Matuidi do të largohet nga kryeqyteti francez pasi nuk është i kënaqur me pozitën e tij në Parc des Princes.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, është i gatshëm të largohet nga Parc des Princes këtë verë.

Francezit i është ofruar kontratë e re edicionin e shkuar, por ai është ndarë i pakënaqur nga kushtet, ndaj është duke kërkuar skuadër tjetër.