Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis deklaroi sot se një zgjidhje diplomatike është gjithmonë e mundur për t’i dhënë fund lëshimit të raketave balistike nga Koreja e Veriut.

“Ne nuk na mungojnë zgjidhjet politike”, deklaroi Jim Mattis pas një mesazhi të presidentit amerikan në rrjetin social Twitter, Donald Trump, sot në mëngjes duke theksuar se të flasësh me Korenë e Veriut nuk është zgjidhje.

Koreja e Veriut konfirmoi sot se kishte lëshuar një ditë më parë një raketë balistike me rreze të mesme veprimi mbi territorin japonez, përcjell Atsh.

Është hera e parë që Pheniani deklaron se ka lëshuar një raketë mbi territorin japonez.