Legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Lothar Matthaus ka kritikuar Carlo Ancelottin për mos aktivizimin e Thomas Muller
Matthaus tha se Muller ka nevojë për një trajner i cili beson në të, pasi ai asnjëherë nuk do ta zhgënjente.
“Muller është zgjedhja e parë në Kombëtare, por ai po kalon kohë të vështirë në Bayern”, tha fillimisht Matthaus për Kicker.
“Ai po luan shumë pak në ndeshjet kryesore dhe vështirë se do të përmirësohet këtë sezon. Muller nuk është numër shtatë, nëntë ose dhjetë, por është kombinim i të gjithave. Ai ka nevojë për një trajner që beson në të”, vazhdoi gjermani