Ministri amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot do të takohet me kryeministrin irakian Hajder al Abadi gjatë vizitës së tij të papritur në Bagdad, transmetoi DPA.
Matis e konfirmoi përkrahjen e SHBA-së për Irakun në luftën e tij me terrorizmin, citohet në deklaratën e kabinetit të Abadi.
Të dy i shqyrtojnë mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral në trajnimet ushtarake dhe armatim.
Matis nënvizoi se SHBA-ja e përkrah unitetin në Irak.
Pritet njeriu i parë i Pentagonit në Irak të takohet edhe me Masud Barzanin, liderin e rajonit autonom kurd, ku më 25 shtator do të mbahet referendum për pavarësi.
Abadi është kundër referendumit dhe zhvillon negociata me kampe të ndryshme politike, duke i përfshirë edhe kurdët, për ruajtjen e tërësisë të Irakut.
Matis dje ishte në Jordani, ndërsa pas Irakut do ta vizitojë edhe Turqinë dhe Ukrainën.