Të paktën 37 persona janë vrarë mbrëmjen e së martës pas një përplasje midis të burgosurve dhe oficierëve të sigurisë në një burg në jug të Venezuelës.

Forcat specilale të Ministrisë së Brendshme janë dërguar për të vendosur rendin dhe rifituar kontrollin e burgut në Puerto Ayacucho, të cilën e kishin marrë të burgosurit disa javë më parë.

Dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna për disa orë dhe guvernatori i shtetit Liborio Guarulla e quajti atë një “masakër”. Prokurorët thanë se 14 roje të burgut janë plagosur gjatë dhunës ndërsa 37 personat e vdekur ishin të gjithë të burgosur.

Shumë burgje në Venezuelë kanë mungesë të stafit dhe janë të drejtuara nga bandat e të burgosurve, raporton BBC.